Policia e Kosovës ka njoftuar se në raste të ndara ka arrestuar dy burra.
Njëri prej tyre dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur. Ndërsa tjetri dyshohet se ka ngacmuar një vajzë, gjithashtu të mitur.
Që të dy janë dërguar në mbajtje.
Dhunimi dyshohet se ka ndodhur në Fushë-Kosovë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që e kishte dhunuar seksualisht të miturën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Ndërsa rasti i ngacmimit ka ndodhur në Prishtinë. “Me datë 23.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj të miturës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.