Dyshohet se dy të mitura janë sulmuar seksualisht, njëra në Podujevë, ndërsa tjetra në Mitrovicë.
E mitura nga Podujeva dyshohet se është sulmuar nga tre persona, përcjell Klankosova.tv.
Ndërkaq, e mitura nga Mitrovica, ishte raportuar si person i zhdukur.
“Podujevë: Me 18.11.2022 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të dyshuar. Është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale. Rasti është duke u hetuar”.
“Mitrovicë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e mitur e cila ishte e raportuar person i zhdukur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.