Ekonomia Online
FUNDIT

Dyshohet se dy të mitura janë sulmuar seksualisht, njëra në Podujevë, tjetra në Mitrovicë

Dyshohet se dy të mitura janë sulmuar seksualisht, njëra në Podujevë, tjetra në Mitrovicë

Dyshohet se dy të mitura janë sulmuar seksualisht, njëra në Podujevë, ndërsa tjetra në Mitrovicë. E mitura nga Podujeva dyshohet se është sulmuar nga tre persona, përcjell Klankosova.tv. Ndërkaq, e mitura nga Mitrovica, ishte raportuar si person i zhdukur. “Podujevë: Me 18.11.2022 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre […]

Dyshohet se dy të mitura janë sulmuar seksualisht, njëra në Podujevë, ndërsa tjetra në Mitrovicë.

E mitura nga Podujeva dyshohet se është sulmuar nga tre persona, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkaq, e mitura nga Mitrovica, ishte raportuar si person i zhdukur.

“Podujevë: Me 18.11.2022 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të dyshuar. Është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale. Rasti është duke u hetuar”.

“Mitrovicë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e mitur e cila ishte e raportuar person i zhdukur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme