Dyshohet se kultivuan bimë narkotike, Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim dhe arrest shtëpiak për dy persona

Prishtinë | 29 Sht 2026 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.O., ndërsa ndaj të pandehurit E.O. ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Sipas kërkesave të Prokurorisë, të pandehurit dyshohet se gjatë vitit 2026, në fshatin Isniq, Komuna e Deçanit, kanë kultivuar bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.

Prokuroria Themelore në Pejë u zotua se mbetet e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e veprave penale që ndërlidhen me narkotikët.

Të ngjashme