Një rast i sulmit seksual dyshohet se ka ndodhur në një shkollë në fshatin Dubravë të Kaçanikut.
Dyshohet se një mësues e ka sulmuar seksualisht një nxënëse.
Rasti ka ndodhur në ambientet e kësaj shkolle.
Pas denoncimit nga ana e 16-vjeçares, i dyshuari ka përfunduar në pranga.
Autoritetet kanë nisur hetimin e kësaj ngjarje.
Ndaj 60-vjeçarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.klankosova.tv