Në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë po dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4-vjeçare ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4-vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit. Policia me njësitet e saj ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit, ekipet e zhytësve për kërkim-shpëtim”, ka thënë Zahiti.
Por, kur janë bërë disa orë nga kërkimet, nuk është gjetur trupi i pajetë.
Kërkimet për sonte kanë përfunduar, pasi terri po pamundëson kërkimin me ritëm të shpejtë.
Kërkimet do të vazhdojnë ditën e nesërme.