Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar taksisti F.I (31-vjeçar), nën dyshimin se përdori sprej ndaj viktimës dhe ia grabiti kuletën me dokumentacion dhe një shumë të parave.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se rasti ka ndodhur në Vushtrri.
Sipas policisë, identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit u bë më 5 korrik, pas një pune hetimore nga hetuesit e Stacionit Policor Vushtrri në bashkëpunim me Hetimet Rajonale.