Dyshohet se tentoi t’i godas me veturë zyrtarët policorë, më pas shkoi vet në stacion

Prishtinë | 23 Gus 2020 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Në Mitrovicë, më 21 gusht një i dyshuar është paraqitur vet në stacionin policor, për shkak se dyshohet se kishte tentuar t’i godas zyrtarët policorë që ishin në një pikë kontrolli.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se pas intervistimi i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Zyrtari policor me qellim që ta ndalojë veturën dhe që ta mbrojë jetën e kolegut si dhe në vetëmbrojtje ka nxjerre revolen dhe ka shtënë me një predhë në drejtim të gomës së veturës së dyshuar, mirëpo vetura nuk është ndaluar dhe ka vazhduar me të njëjtën shpejtësi. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme