E akuzuan për përdhunim, ia shkatërruan karrierën, futbollisti anglez shpallet i pafajshëm

Prishtinë | 02 Shk 2023 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i njohur anglez, Mason Greenwood është shpallur i pafajshëm nga Policia e Mançesterit – pasi ishte i akuzuar për përdhunim dhe dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

Greenwoodit iu shkatërrua karriera pas kësaj akuze, madje klubi i Manchester Unitedit ia shkëputi kontratën.

“Në këto rrethana jemi të detyruar ta mbyllim dosjen”, ka thënë zëdhënësja e KPS-së

“Dëshmitarët kryesor nuk dhanë ndonjë material besimi, andaj nuk kishte asgjë prespektive për të dhënë ndonjë dënim”

21-vjeçari kishte zhvilluar 176 paraqitje me Manchester Unitedin në të gjitha garat dhe të gjitha grupmoshat, kishte shënuar 79 gola dhe 24 asiste.

Të ngjashme