Arlind Ajeti do të largohet nga Torino, gjë që është bërë e ditur me kohë, madje mund të ndodhte edhe që në muajin janar.
Mihajloviç nuk e ka përfshirë në grupin e lojtarëve për fazën përgatitore dhe tashmë përfaqësuesi i tij po punon për të gjetur një ekip të ri për të.
Sigurisht në këtë mes vendos Torino, pasi qendërmbrojtësi është nën kontratë. Sipas ekspertit të merkatos, Alfredo Pedulës, Krotone e konsideron një lojtar të vlefshëm për mbrojtjen e tyre Ajetin, ndaj edhe ka nisur të lëvizë për të.
Kanë nisur kontaktet e para dhe pritet që shumë shpejt të ketë një kërkesë zyrtare te Torino për të përfituar shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë.