E besoni, Lopez ka mbushur 50 vjet!

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 23:45 | Nga Ekonomia Online

Jennifer Lopez feston sot 50-vjetorin e lindjes, duke dëshmuar edhe njëherë se ajo është mbretëresha e skenës.

J.Lo nuk ka nevojë që të tjerët të organizojnë një festë për të, pasi ajo e bën vetë festën.

Jennifer ka publikuar në Instagram një video, kur tregon se si po e feston këtë përvjetor të rëndësishëm në jetën e saj, duke kërcyer një nga këngët e veta.

Përveç kërcimeve, J.Lo ka marrë edhe shumë urime të bukura, sidomos nga partneri i saj.

“Ti je partnerja më e mirë në jetë. Bija më e mirë. Mamaja më e mirë. Në të duam ty. Fansat të duan. Fëmijët të duan. Edhe unë të dua. Le ta bëjmë këtë ditëlindje speciale”, shkruan i dashuri i divës.

Të ngjashme