Hera e fundit që zonja e parë në hije e Rusisë u pa në publik ishte në shtator, kur u përhapën thashethemet se ajo ishte urdhëruar nga Putin të bënte një abort, pavarësisht se shtatzënia ishte tashmë më shumë se 20 javëshe.
Si rezultat, marrëdhëniet midis Putinit dhe Kabaeva u përkeqësuan. Pas abortit, u shfaqën komplikime dhe për ca kohë Kabaeva nuk mundi të shfaqej në publik.
Kabaeva nuk ka asnjë rol zyrtar në Rusi. Mediat shtetërore të Moskës nuk lejohen të diskutojnë lidhjen e saj 15-vjeçare me Putinin dhe as fëmijët që përflitet se ndajnë.