“E dashura ime është shqiptare” – konfirmohet lidhja e Jori Dellit me reperin Fred De Palma

Prishtinë | 16 Gus 2023 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Modelja shqiptare, Jori Delli, gjatë këtyre ditëve është komentuar për një lidhje të re dashurie.

Ajo u tha se po shijon një romancë me reperin nga Italia, Fred De Palma, pas disa fotografive që ky i fundit ka hedhur në Instagram.

Në këto imazhe, dyshja shihen duke shkëmbyer puthje, ndonëse nuk shihej fytyra e ish-banores së Big Brother VIP Albania.

Zeshkania këtë herë ka postuar një video, ku shihet duke performuar ylli ndërkombëtar.

Kjo ka lënë të nënkuptohet se të njëjtit kanë konfirmuar se janë bashkë dhe se po shijojnë një lidhje dashurie.

Jori këtë vit është rikthyer në vëmendje me pjesëmarrjen në edicionin e dytë të BBVA. /Telegrafi/

Të ngjashme