Një rast tragjik ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në fshatin Petroc në Kamenicë, ku një vajzë humbi jetën në rrethana të dyshimta. Për vdekjen e saj tashmë kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa janë zbuluar detajet e rastit.
Sinjali ka mësuar se kjo ngjarje ka tronditur familjen Kosumi në Gjilan, prej nga vjen viktima, Marigona, rreth 30-vjeçare.
Siç thonë burimet e Sinjalit, viktima ishte dërguar në shtëpinë ku vdiq në Petroc nga një 26-vjeçar, me të cilin nuk dihet se çfarë raporti kanë pasur.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, u konfirmua se është pa shenja jete.
Policia ka marrë deklaratat e dëshmitarëve e po ashtu ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar dhe është urdhëruar hetimi për zbardhjen e plotë të rastit.