E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 13-vjeçarit që humbi jetën në vetaksident

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Sot në orën 17:30 do t’i jepet lamtumira e fundit 13-vjeçarit L.I., i cili humbi jetën në vetaksidentin tragjik të së dielës në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Varrimi i tij do të bëhet në fshatin Prelez i Jerlive, ka njoftuar familja.

“Humbja e tij e parakohshme ka tronditur dhe pikëlluar familjen dhe të gjithë ata që e njohën”, thuhet në njoftimin e familjes.

Të ngjashme