Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK, AAK dhe Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e ka pasur qëllim të marrë me patjetër këtë post.
“Kam pas propozuar që të mbetet e hapur situata e kryeministrit në të kaluarën, se kam pasur qëllimin këtë përgjegjësi, rrethanat e sollën që tëmarrë përgjegjësi tani në mënyrën qysh e kam marrë”.
“Shpreh respekt për besimin nga AAK, Nisma tani edhe prej PDK-së dhe partnerëve të tjerë. Nuk e kam menduar që do të ndodhë një formulë e tillë, nuk e kam paraparë, ishte diçka e re “.
Haradinaj që është i ftuar në Magazina Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se gjatë kohës sa ka qenë në ndalim në Francë, ka përcjellë zhvillimet politike duke konkluduar se duhet të ndryshojnë logjikat qeverisëse, pasi sipas tij, ka pasur stagnim dhe kthim prapa.
Ai ka treguar edhe për koalicionin me PDK-në.
“Kritika ime për qeverisjen, PDK e LDK ka të bëjë me rezultatet, me një gjendje jo të mirë në vend, mundësia që ta udhëheqë Qeverinë me një logjikë të re është opsion real për të ndryshuar gjendjen ne vend dhe ky është dakordim i të gjithë partnerëve që ta ndryshojmë gjendjen në vend”.
“Logjika e tillë ndryshon nga logjika që e ka dobësuar Kosovën, nuk ka kuptim mos me dhënë kontributin tënd nëse të ofrohet me udhëheqë Qeverinë”.
“Ky është një pozicion i ri i PDK-së, pozicion i ri politik, një gjykim krejtësisht i ri politik, ata para zgjedhjeve kanë rënë dakord që të bashkojmë forcat, rezulton me një logjikë qeverisëse ndryshe nga e kaluara”.