Edhe pse çifti janë larguar nga njëri-tjetri, Justin Bieber ka ende një vend të veçantë në zemrën e tij për këngëtaren, Selena Gomez.
“Justin gjithmonë do të kujdeset për Selenën”, tregon një burim i afërt me Bieber pas lajmit për shtrimin e fundit të Gomez, shkruan people transmeton lajmi.net
“Është e vështirë për të që të dëgjojë se nuk po bën mirë. Ata kanë qëndruar për një kohë së bashku dhe Justin ishte shumë simpatizues ndaj Selenës. Ai dëshiron më të mirën për Selenën. Dëshiron që ajo të jetë e lumtur dhe e shëndetshme”, vazhdon burimi.
Të enjten çifti u larguan nga shtëpia e pastorit, ylli i popit gjithashtu u fotografua atë ditë duke përqafuar miqtë.
Një burim i konfirmuar për PEOPLE të mërkurën tha se Gomez, 26 vjeçe po kërkon trajtim pasi kohët e fundit vuan nga një prishje emocionale e cila ndodhet në spital.
Pas ndarjes nga Selena Gomez, Justin po kalon çaste të mira pranë Hailey Baldwin të cilët janë në prag të martesës.