E fejuara e kryeministrit Johnson tha se ka simptomat e Coronavirusit

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

E fejuara shtatzënë e kryeministrit britanik Boris Johnson, Carrie Symonds, ka thënë se është duke vuajtur nga simptomat e Coronavirusit përmes një postimi në Twitter.

Symonds, që ka jetuar ndaras nga kryeministri që kur se ai doli pozitiv, tha se ende nuk është kontrolluar për virusin.

“E kam kaluar javën e kaluar në shtrat me simptomat më kryesore të koronavirusit. Nuk kam nevojë që ta bëjë testin dhe pas shtatë ditësh pushim, ndihem më e fortë dhe jam drejt shërimit”, ka shkruar ajo.

Ajo tha se ishte “padyshim shqetësuese” që duke qenë shtatzënë, potencialisht mund të ketë pasë kontakt me koronavirus. Ajo këshilloi këdo që ishte në një pozitë të ngjashme si të saj të lexonte udhëzime mbi virusin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme