Argjentina u turpërua nga Kroacia mbrëmjen e djeshme duke u mundur 0-3.
Fajin për këtë humbje e ka marrë përsipër trajneri Jorge Sampaoli, por pa faj nuk mbeten as lojtarët.
Edhe Lionel Messi nuk bërë aspak një paraqitje të mirë, dhe u bllokua me sukses nga kroatët.
Ylli i Barcelonës zhvilloi një ndeshje nën mesatare ndaj Kroacisë dhe statistikat e tregojnë këtë gjë.
Gjatë gjithë ndeshjes, Messi dha vetëm 31 pasime, më pak madje edhe sesa portieri Caballero, i cili pasoi 36 herë.
Edhe mbrojtësat Mercado (49), Otamendi (72) dhe Tagliafico (84) pasuan më shumë sesa numri 10 i Argjentinës.
Messi goditi vetëm një herë në portë dhe u përpoq të driblonte 9 herë.
Gjithashtu, përshkoi 7,6 kilometra në fushë, kur mesatarja e skuadrës ishte 9.
Por, bie në sy se 84% të këtyre kilometrave Messi i ka bërë duke ecur dhe ka realizuar vetëm 29 vrapime.