Brighton e ka humbur titullin e Championship në minutën e 89-të pasi që nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Aston Villës.
Ndonëse po avanconin që nga e minuta e 64-t pas golit të Murray nga pika e bardhë dhe ndëshkimit me të kuq të Baker pas asaj ndërhyrjeje, nënkampionët nuk u mbajtën deri në fund, dhe Grealish i Aston Villës ua dha goditjen e në minutën e parafundit të kohës së rregullt.
Me këtë rast, Newcastle United, që shënoi fitore 3:0 ndaj Barnsleyt, kaloi në vendin e parë dhe e fitoi titullin e Ligës së Dytë Angleze.