E kërcënoi me vrasje ish-të dashurën, Gjykata Themelore në Prishtinë urdhëron të verifikohet adresa e të akuzuarit

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për verifikim adrese, ndaj të akuzuarit Gj.S, në rastin ku ai po akuzohet se ka kanosur, ish të dashurën me fjalët “se përsëri duhet të jesh në lidhje me mua ose përndryshe do të vrasë ty dhe vajzën tënde”.

Një vendim i tillë është marr nga gjykatësja Edita Çanta, pasi që i akuzuari mungoi në seancën e së hënës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit gjykatësja Çanta, deklaroi se nga flet-kthesa e kthyer në gjykatë për të dytën herë rezulton dera e mbyllur, dhe ndaj të akuzuarit Sedolli gjykata ka lëshuar urdhëresë për verifikim adrese dhe dorëzim personal të ftesës.

Me qenë se nuk u plotësuan kushtet për mbajtjen e kësaj seance e njëjta është shty në kohë të pacaktuar.

Ndryshe në këtë seancë prezent duhej të ishte, prokurori Menduhi Kastrati dhe i njëjti përmes telefonatës njoftoi gjykatësen Çanta se ishte duke ardhur.

Sipas aktakuzës së ngritur me 14 janar 2020, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Gj.S po akuzohet se ka kanosur me vrasje të dashurën e tij.

Në aktin akuzues thuhet se, me 25 shtator 2012-ës, në parkingun e QKUK-së, në Prishtinë, i akuzuari Sedolli me dashje e ka kanosur seriozisht të dëmtuarën A.D., me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie, dhe i njëjti me qëllim të frikësimit, me fjalët “se përsëri duhet të jesh në lidhje me mua ose përndryshe do të vrasë ty dhe vajzën tënde”, me çka te e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë.

Me këtë ai po akuzohet se ka kryer veprën penale, kanosja nga neni 181 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme