E kërkonin të gjithë, Instagram shfaq funksionin “follows you”

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 17:43 | Nga

Për të kuptuar nëse shefi juaj, fiksimi juaj ose le të tregohemi të ndershëm ishi juaj po vazhdojnë t’iu ndjekin në Instagram do të ishte ideale të ekzistonte një funksionalitet që e tregon këtë gjë. Por, tashmë Instagram ka nxjerrë pikërisht “follows you” që mund të të tregojë në çast nëse një person ju ka bërë unfollowed apo jo.  

Disa përdorues të Android raportojnë se kanë parë një etiketë të re “follows you” në biografitë e ndjekësve të tyre. Pak a shumë si në Twitter, ju do të merrni një tregues që menjëherë ju tregon nëse personi, profili i të cilit jeni duke parë ju ka bërë follow.

Tani, në vend që të klikoni në tabin “following” në profilin e një personi dhe të kërkoni për emrin e përdoruesit, mund të shikoni në biografinë e tyre për të fituar njohuritë që kërkoni. Shumë e dobishme kur përpiqesh të shohësh se kush ju ndjek dhe për të vendosur nëse doni t’i bëni “follow” një personi apo jo.

Instagram

Mashable e ka testuar këtë funksionalitet në disa pajisje Android në vende të ndryshme dhe duket se përditësimi nuk është ende në dispozicion për të gjithë përdoruesit e Android. Gjithashtu nuk është i disponueshëm edhe në iOS 11.

Kur u pyet nga Mashable, një zëdhënës i Instagram tha: “Ne gjithmonë po testojmë mënyra për të përmirësuar përvojën e përdoruesve në Instagram.”

Lexoni: 7 SIPËRMARRËS TË FUQISHËM QË DUHET T’I NDIQNI NË INSTAGRAM

Përdoruesit me fat që kanë mundur ta marrin këtë përditësim të ri emocionues kanë komentuar me entuziazëm që ky funksionalitet shumë i dobishëm ka mbërritur më në fund.

Instagram

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme