Kapiteni i Fiorentinas, Davide Astori të dielën në mëngjes kishte vdekur në dhomën e hotelit, pak orë para ndeshjes me Udinesen.
Fillimisht u tha se italiani kishte vdekur shkaku i një sulmi në zemër, ndërsa më pas prokuroria hapi rast, me pretekstin se ai mund të jetë vrarë.
Por, raportet e fundit të Italian Press bëjnë me dije se autopsia ka vërtetuar se lojtari ka vdekur nga sulmi në zemër.
Është konfirmuar se zemra e Astorit gradualisht ka filluar të ngadalësohet, deri sa në fund është ndalur krejt.
Tashmë trupi i tij po bëhet gati për funeralin që do të kryhet këtë të enjte në Basilica di Santa Croce në Florencë.