E kthen shtëpinë në fermë kanabisi, dënohet shqiptari në Angli

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Policia e West Yorkshire ka zbuluar një fermë masive kanabisi, gjatë bastisjes së një ndërtese në Halifax.

Në prangat e Policisë ra 38 vjeçari shqiptar Dritan Hoxha, i cili kishte mbjellë më shumë se 600 bimë kanabisi. Sipas mediave britanike 38 vjeçari shqiptar theu këmbën teksa u përpoq t’u shpëtonte oficerëve të policisë, duke u hedhur nga çatia .

Mediat britanike bëjnë të ditur se droga mund t’u kishte sjellë fitime tregtarëve deri në 1 milion funte.

Hoxha u burgos për 30 muaj dhe do të dëbohet në Shqipëri në fund të dënimit. Ai u deklarua fajtor për prodhim të kanabisit.

Gjatë kontrollit në banesë, shqiptarit i janë gjetur rrënjë të kanabisit, që po rriteshin. Oficerët e Policisë në total kanë sekuestruar 621 bimë kanabis, ndërsa panë që ambientet ishin të pajisura me kanale ventilimi dhe sisteme ngrohjeje.

Mësohet se Hoxha kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme