Një video në të cilën një vajzë e re shihet duke e rrahur brutalisht një tjetër, është shpërndarë në rrjetet sociale. Pranë vajzave shihen edhe disa të rinj, të cilët përveç që nuk ndërhyjnë për ta ndalur rrahjen, nxisin për dhunë.
Sipas qytetarëve që e kanë shpërndarë këtë video, thuhet se rasti ka ndodhur në fshatin Godanc i Poshtëm në komunën e Shtimes.
Ndërkaq nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se janë duke u kryer hetime lidhur me këtë rast.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se momentalisht policia është në fazën e grumbullimit të informatave lidhur me rastin në fjalë.
Sipas Veselit, rasti nuk është raportuar ende në polici.
“Policia është duke mbledhur informata rreth videos në fjalë. Nuk ka pasur rast të raportuar, por jemi duke e hetuar rastin dhe sapo të kemi informata konkrete lidhur me këtë rast, do t’i bëjmë publike”, ka deklaruar Veseli.