Në repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Universitare të Kosovës, një vajzë e mitur ka lindur fëmijë,.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, ndërkaq e mitura raportohet të jetë nga Gjakova.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se dyshohet se e mitura ka bashkëjetuar me një burrë i cili gjendet në arrati.
“Gjakovë, 22.06.2021-06:30. Është raportuar se në repartin e gjinekologjisë QKUK, viktima femër kosovare (e mitur) ka lindur fëmijë dhe dyshohet se ka bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar i cilin gjendet në arrati”, ka bërë të ditur policia.