Policia ka njoftuar se një vajzë në Drenas ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një person. I dyshuari është arrestuar, e vajza ka pranuar trajtim mjekësor. Sipas Policisë, i dyshuari është me të meta mendore. “Viktima femër kosovare- e mitur, ka raportuar rastin ndaj të dyshuarit mashkull kosovar me të meta mendore. Viktima ka […]
E mitura raporton se u ngacmua seksualisht, arrestohet i dyshuari

Policia ka njoftuar se një vajzë në Drenas ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një person.
I dyshuari është arrestuar, e vajza ka pranuar trajtim mjekësor.
Sipas Policisë, i dyshuari është me të meta mendore.
“Viktima femër kosovare- e mitur, ka raportuar rastin ndaj të dyshuarit mashkull kosovar me të meta mendore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.











