E mori dhuratë, por ia sekuestruan. “Benzi” luksoz i Miss-it shqiptar do të përdoret nga policia

Prishtinë | 06 Jan 2024 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Vetura luksoze e sekuestruar e modeles Trejsi Sejdini, do t’i shtohet Policisë së Shtetit.

Bëhet fjalë për makinën tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, e cila mendohet se kap vlerën mbi 100 mijë euro, ndërsa është sekuestruar në shtator të vitit 2019, ku sipas verifikimeve nuk ishte i regjistruar në emër të saj.

Ish-Miss “Univers Albania 2018” deklaroi se këtë automjet e kishte marrë dhuratë për ditëlindje, ndërsa shpesh postonte foto në rrjetet e saj sociale.

Ky vendim erdhi pas ligjit të ri, sipas të cilit makinat luksoze që i janë sekuestruar anëtarëve të organizatave kriminale do të kalojnë në pronësi të Policisë së Shtetit dhe do të përdoren prej tyre.

Makina e Trejsit i është nënshtruar të gjitha procedurave të shitjes, por që askush nuk ka dalë i gatshëm për ta blerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme