Janë bërë më shumë se një 1 vit qëkur është përuruar Qendra e Paraburgimit në Gjilan, por asnjëherë nuk është vënë në funksion.
Ndonëse u investuan rreth 5 milionë euro për ndërtimin e kësaj qendre korrektuese, problemi, siç thuhet, ishte cilësia e ujit të pijshëm.
Në Ministrinë e Administratës Publike thonë se nuk kanë asnjë informacion për mosfunksionimin e kësaj qendre.
Por, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, thotë se furnizimi me ujë të pijshëm ishte arsyeja e mosshfrytëzimit të kësaj qendre.
thotë se shumë shpejt në këtë qendër të paraburgimit do të transferohen të paraburgosurit e tjerë nga qendrat tjera korrektuese të Kosovës.
Në këtë qendër të paraburgimit, përveç të paraburgosurve, pritet të vendosen edhe të dënuarit për kryerje të veprave të ndryshme penale. (KTV)