E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së ka vizituar sot Gjykatën Kushtetuese, pamje nga oborri i institucionit

Prishtinë | 06 Gus 2025 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

E ngarkuara e me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka qëndruar sot për një vizitë në Gjykatën Kushtetuese.

Prattipati teksa ka dalë nga Kushtetuesja, është pyetur për arsyen e kësaj vizite, por s’ka pranuar të përgjigjet.

“See you”, është shprehur ajo, raporton RTV 21.

Kjo vizitë e Prattipati në Kushtetuese vjen një ditë pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, ku ka njoftuar për tërheqjen e kërkesës së saj në Kushtetuese meqë gjyqtar raportues është caktuar Radomir Llaban./Express/

Të ngjashme