E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael pret në takim ushtarakun izraelit

Prishtinë | 29 Pri 2022 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Ines Demiri, e ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, ka mbajtur një takim me Ronen Itsik, kolonelin rezervist të Forcave Mbrojtesë të Izraelit në ambasadën e shtetit kosovar në Jerusalem.

Për takimin ka njoftuar vetë Demiri, duke thënë se kishte prezantuar në takim punën profesionale dhe kontributin shkencor.

“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem, e prita në takim kolonelin në rezervë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, z. Ronen Itsik, anëtar i Forumit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Izraelit (IDSF/Habithonistim). Koloneli z. Itsik prezantoi punën e tij profesionale dhe kërkimore-shkencore në ekzaminimin e marrëdhënieve civilo-ushtarake, gjegjësisht në atë që njihet si “citizen-soldier military” – një ushtri e përbërë nga qytetarë të thjeshtë dhe jo ushtarë profesionistë”, shkruan Demiri në ‘Facebook’.

Të ngjashme