Tre persona nga Gjilani nisin zënkën në rrjetet sociale, mirëpo ata nuk ndalen me kaq dhe dalin për të qëruar hesapet e kësaj zënke.
Siç njofton Policia e Kosovës, gjatë përleshjes ata kanë përdorur mjete të forta, duke shkaktuar lëndime trupore. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pogragjë.
“Tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pas një zënke të filluar në rrjete sociale ka vazhduar me përleshje fizike. Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur dhe mjete të forta. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor”, njofton Policia, raporton Ekonomia Online.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje