Liverpool striker Mo Salah has been referred to the police by his club after he was apparently filmed using a mobile phone at the wheel of his car. pic.twitter.com/dLxO0AiLfj
— BBC North West (@BBCNWT) August 13, 2018
E paimagjinueshme! Klubi i futbollit Liverpool e ka denoncuar në polici lojtarin e vet më të mirë, Mohamed Salah, për përdorim të telefonit mobil gjatë kohës që po voziste veturën, raportojnë mediet angleze.
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon egjiptianin duke folur me telefon mobil deri sa po drejtonte makinën, i mbërthyer në një tollovi komunikacioni, ndërsa duket i rrethuar nga numër i madh ithtarësh, ndër ta edhe shumë fëmijë.
“Klubi pas bisedës me lojtarin ia ka dërguar policisë videoxhirimin dhe rrethanat” në të cilat ka ndodhur ngjarja, ka njoftuar klubi.
Policia ka konfirmuar se ka pranuar xhirimin në të cilin shihet futbollisti duke folur me telefon mobil deri sa drejton makinën dhe se këtë fakt ia ka përcjellë departamentit përkatës.
“Falemnderit që na keni informuar”, thuhet në njoftimin e policisë Merseyside.