Javë më parë, prezantuesja Elita Rudi u bë nënë për herë të dytë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, mirëpritën një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Bota.
E pyetur së fundmi se a është paragjykuar për emrin e vajzës, moderatorja e njohur drejton një pyetje kundrejt atyre që ishin të përfshirë në këtë.
“A ju kanë paragjykuar për emrin e vajzës”, është pyetur ajo.
“Po shumë. Por i kisha pyetur ata që paragjykojnë përse është e pranueshme Marsi, Venera (Venus), Bora, Dielli etj e jo Bota?!”, ka qenë përgjigja e Rudit.
Ajo dhe krijuesi i hitit “Xhiro” janë prindër edhe të një djali të quajtur, Zëri, i cili erdhi në jetë në vitin 2019.
Të njëjtit u martuan në shtator të vitit 2018 në një ceremoni luksoze në Prishtinë.