Milani do të donte që ta mbante Zlatan Ibrahimoviqin edhe vitin e ardhshëm në San Siro, mirëpo ata nuk e dinë nëse suedezi dëshiron që të vazhdojë që të luajë.
41 vjeçi ka realizuar 15 gola sivjet në të gjitha garat, edhe pse gjatë verës gati sa nuk ishte pensionuar nga futbolli profesional.
“Zlatan është i lumtur me ne, dhe mendoj që gjëja më e mirë për këtë ekip është që lojtarët janë të lumtur”, ka thënë Pioli për Sky Sports Italia.
“Ai është i lodhur, por ju nuk mbeteni në këtë nivel për kaq gjatë nëse nuk i rrini gati vetes”.