Jessica Kadiu, e cila para disa muajsh kishte pranuar të ketë qenë në lidhje me Robert Berishën, është deklaruar lidhur me publikimin e një videoje, ku këngëtari shfaqej duke u puthur me një modele italiane.
Bukuroshja kishte nisur një seancë pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj në Instagram me titullin “Vetëm pyetje interesante”, ndërsa nuk kanë munguar edhe pyetjet lidhur me muzikantin nga Kosova.
“Çka mendon tash Roberti ka femër tjetër?” – ishte njëra nga pyetjet.
“Kujt i plasi? Ai njeri kërkon thjesht vëmendje, asgjë më shumë…”, është përgjigja e bukuroshes.
Një tjetër pyetje ishte: “E pe videon e sapohedhur të një vajze duke e puthur Robertin?”.
“Ju kam juve si FBI nuk kam nevojë t’i shoh se mi dërgoni ju. Po, leje bre, se nuk dua t’ia di. Ai është problemi i saj tani (qesh). I uroj fat asaj, e kam tejkaluar të kem ndjenja kundrejt tij qe një kohë të gjatë. Gjithmonë ju kam premtuar se një ditë do të flas hapur dhe më në fund jam shumë në rregull të flas pa dorëza”.