Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetime ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, mbi dyshimet për veprën penale të nxitje të urrejtjes.
Lajmin e ka konfirmuar Shyqyri Syla, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka autorizuar Policinë për të kryer hetime dhe për të intervistuar dëshmitarë”, ka thënë Syla.
Kryeprokurori Syla ka thënë se momentalisht hetuesit policorë janë duke e marrë në pyetje Bahtirin, raporton Insajderi.
Bahtiri paralajmëroi “konflikt vëllavrasje” nëse formohet pa Lëvizjen Vetëvendosje një shumicë e re parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
“Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit vendit. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me leshu me na vjedh dikush pushtetin”, u shpreh Bahtiri mëngjesin e së hënës.