Në Prishtinë është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka plagosur bashkëshorten e tij.
Më 25 nëntor në Prishtinë në rrugën “Astrit Rrushi”, në ora 23:20, është arrestuar një person, pasi që i njëjti në banesën e tij aksidentalisht i kishte shkrepur arma dhe si pasojë ishte plagosur bashkëshortja e tijt.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.
Pas daljes së Policisë në vendin e ngjarjes, në banesën e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.