E pranojnë analistët serbë: “Trepça” është pasuri e Kosovës

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 10:01 | Nga

Profesori i Fakultetit Ekonomik në Beograd, Ljubodrag Saviq, ka thënë se Qeveria serbe do të dështojë në vendimin e saj, për të pezulluar Ligjin për Kombinatin e “Trepçës” që është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë së Serbisë që të anulojë aktet ligjore dhe vendimet e Prishtinës, në lidhje me “Trepçën” do të jetë pa efekt, pasi shqiptarët vendosën Trepçën si pasuri të tyre”, tha ai për agjencinë e lajmeve “Beta”.

“Ky vendim ka kuptim formal dhe nuk do të jetë në gjendje të pezullojë vendimin që ka marrë Prishtina”, tha Saviq, transmeton “lajmi.net”.

Ai shtoi se shqiptarët kanë vendosur “sekuestrimin e pronës së Trepçës” në mënyrë që të orientohen nga Evropa, ose edhe për t’i dëshmuar popullit se janë në gjendje të marrin vendime.

“Nuk shoh se pala shqiptare mund ta zbatojë këtë vendim, njerëzit nuk do të lejojnë të ua marrin pasurinë e Trepçës, e cila ka pronarët e saj. Kjo do të thotë se BE-ja ia ka kthyer shpinën Serbisë, por këtë nuk po e besojnë ata”, tha Saviq.

Ndër të tjera ai tha se vendimi i Kosovës mbi “Trepçën” perceptohet si presion nga bashkësia ndërkombëtare.

Evropa, tha ai, është e heshtur dhe tani duhet të japin një shpjegim, por ata nuk po thonë asgjë, ku më pas ai thotë se shqiptarët nuk kanë marrë mbështetje nga e gjithë Evropa për këtë vendim, por vetëm nga disa mentorë.

Profesor i ekonomisë në Beograd, Miodrag Zec, ka thënë se Qeveria e Serbisë mund të njohin vendimin e Prishtinës për konfiskimin e pronës së Trepçës, me kusht që të paraqes aksione nga kompanitë që ka pronarë të njohur, të cilët kanë investuar paratë dhe mbi këtë bazë janë bërë aksionarë.

“Vendimi i Prishtinës për ndarjen e Trepçës, është hap i një sërë çështjesh të tjera, kur është fjala dhe investimet, pasi zbatimi i saj do të thotë se të gjitha pronat në Kosovë mund të jetë një objekt i mosmarrëveshjes”, tha Zec.

Edhe analisti Dushan Janjiq ka vlerësuar se Qeveria e Serbisë ka hapësirë të kufizuar veprimi, lidhur me kombinatin “Trepça”.

Kuvendi i Kosovës gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës ka miratuar një Ligj mbi “Trepçën”, sipas të cilit Qeveria e Kosovës do të zotërojë 80 për qind të aksioneve dhe 20 për qind të aksioneve do të jetë e punonjësve dhe aksionarëve të tjerë.

Nga ana tjetër Qeveria e Serbisë ka treguar se ajo zotëron rreth 55 për qind të “Trepçës”, përmes Fondit për Zhvillim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme