E pranon Kim: Po kam vjedhur…

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 13:30 | Nga

Kim Kardashian ka pranuar se ka vjedhur rroba të shtrenjta banje nga hoteli luksoz në Dubai.

Kim ka miliona në bankë, por duket se ajo nuk mund të rezistojë të mos vjedhë gjëra nga dhomat e hoteleve.

Derisa shumë njerëz nga hotelet largohen me shishe të vogla me shampon, Kim duket se është më shumë e interesuar për rrobat e shtrenjta të banjës

Duke shkruar në ueb-sajtin e saj zyrtar, ajo ka pranuar se ato janë gjërat që i pëlqejnë më së shumti kur qëndron në hotele.

“Gjërat favorite në lidhje me qëndrimin në hotele janë rrobat e bardha të banjës që i vendosin në dhoma. Të gjithë e dinë se jam e fiksuar pas tyre.

Madje e pranoj, nganjëherë i marr me vete ato nga hotelet e mia favorite, si ai ‘Atlantis’ në Dubai. (Më vjen keq, por i kam vjedhur dy)”, ka shkruar ajo.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme