E pranon ministrja suedeze: Dështuam në mbrojtjen e të moshuarve nga virusi

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet suedeze e kanë pranuar se kanë dështuar që t’i mbrojnë si duhet personat e moshuar nga koronavirusi. Rretj gjysma e viktimave në këtë shtet janë shënuar në shtëpitë për kujdesin ndaj të moshuarve.

Masat e buta që i kishte marrë Suedia për luftimin e pandemisë kanë qenë kundërthënëse dhe janë kritikuar nga shumë infektologë dhe ekspertë të shëndetit publik, shkruan “The Guardian”.

“Ne dështuam që t’i mbrojmë të moshuarit tanë. Kjo është vërtet serioze dhe një dështim për shoqërinë tonë si tërësi. Ne duhet të mësojmë nga kjo, nuk kemi mbaruar punë akoma me pandeminë”, tha ministrja e shëndetësisë dhe e punëve sociale, Lena Hallengren, për televizionin publik.

Deri më tani, në Suedi nga koronavirusi kanë vdekur 3,220 persona. Ndonëse shteti kishte thënë se mbrojtja e personave mbi moshën 70-vjeçare është prioritet, 90 për qind e personave që kanë vdekur deri më 28 prill ishin mbi këtë prag të moshës.

Gjysma e viktimave ishin banorë të shtëpive të pleqve, ndërsa rreth 25 për qind prej tyre ishin duke marrë përkujdesje në shtëpi, në bazë të statistikave të Bordit Suedez për Shëndetësi dhe Mirëqenie.

Të ngjashme