E qet në shitje… në ankand, për ta rindërtuar shtëpinë e familjes

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 16:00 | Nga

Kur zjarri ia shkatërroi shtëpinë e familjes Katherine Stones në Seatle të Shteteve të Bashkuara, ajo nuk kishte mundur të mendonte asnjë mënyrë për t’i ndryshuar gjerat. Familjen nuk e kishte të siguruar, dhe as para për t’i riparuar dëmet e shkaktuara nga zjarri.
Pas dy vitesh, 20-vjeçarja e ka gjetur rrugën për në një shtëpi publike në Nevada, ku edhe e ka vënë në shitje përmes ankandit virgjërinë.

“Njerëzit thonë se duhet ta bësh atë për dashuri. Por nëse mendon për këtë punë, po e bëj sepse e dua familjen time,” ka thënë ajo për CNN.

Ajo tregoi se e kishte parë një reklamë në “Facebook” për shtëpi publike dhe para.

“Aty kuptova gjithçka për paratë dhe shtëpitë publike,” tha ajo.

Ajo shtoi: “Më bëri të mendoj ‘wow’, kjo është një mundësi për mua t’i rregulloj të gjitha gjerat që duhet t’i rregulloj. Kam të drejtë të zgjedh se çfarë të bëj me trupin tim. Dhe me këtë ekonomi, a më fajësoni a?”

Më pas, Stones ka kontaktuar pronarin e shtëpisë publike “Moonlite Bunny Ranch”, Dennis Hof, me të cilin është pajtuar rreth kësaj marrëveshje, në bazë të së cilës ai merr gjysmën e parave nga oferta.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme