E quajti Prishtinën skuadër nga Serbia, televizioni norvegjez kërkon falje

Prishtinë | 13 Gus 2021 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Televizioni publik i Norvegjisë ka bërë mbrëmë një skandal të madh, duke e quajtur FC Prishtinën një klub nga Serbia

Bodo/Glimt e eliminoi dje Prishtinën në Konferencë Ligë por gjatë komentimit të ndeshjes nga Televizioni Publik, komentuesit ju referuan FC Prishtinës si një klub nga një pjesë e Serbisë, një komentim skandaloz dhe i rrejshëm për publikun.

Megjithatë, gazeta kosovare “Blic” ka kontaktuar me televizionin dhe ata kanë kërkuar falje për llapsusin e bërë.

 “Ju kërkojmë sinqerisht ndjesë për këtë gabim informativ. Ne do të kërkojmë falje për këtë publikisht në transmetimin e mbrëmjes. Sinqerisht, Cicilie, Shërbimi Publik”, thuhet në përgjigjen e tyre dërguar medias kosovare.

Kujtojmë se FC Prishtina pati një paraqitje të mirë në Europë këtë sezon dhe arriti të kualifikohet në rrethin e tretë të Konferencë Ligës, fazës më të lartë që ka arritur ndonjë skuadër nga Kosova në garat e Europës.

Të ngjashme