Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku një 50-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën e tij të moshuar.
Sipas mediave greke, 79-vjeçarja është gjetur me plagë të shkaktuara nga thika në qafë dhe pa shenja jete në banesën e saj, ku dyshohet se ajo ishte vrarë katër ditë më parë.
Ajo u gjet e vdekur në vaskë në banjo dhe siç raportojnë mediat greke, trupi i saj kishte filluar të dekompozohej.
CNN Greece raporton se 50-vjeçari i dyshuar është arrestuar, i cili para hetuesve ka rrëfyer krimin që ka bërë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në Spitalin Psikiatrik të Selanikut.