Një infermiere rreth moshës 35 vjeçare është gjetur e vdekur në vendin e punës në mëngjesin e sotëm.
Policia e ka konfirmuar rastin duke treguar se e ndjera është me iniciale Z.Sh.
Ajo po punonte si infermiere në Spitalin e Vushtrrisë, ku edhe u gjet e vdekur.
“Sot rreth orës 08:00, policia në Vushtrri ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin e sajë të punës infermerja viktima Z.Sh., e cila punonte në spitalin e Vushtrrisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti për “Jepi zë”.