Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj babait të tij në Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh policor, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia.