E rrallë, Haki Abazi i del në mbrojtje Thaçit e Veselit pas aktakuzës nga Gjykata Speciale

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi ka reaguar pas aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.


Abazi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë luftëtarët, dëshmorët dhe veteranët që luftuan me nderë.

Ai  ka thënë se UÇK-ja kurrë nuk mund të vendoset në bankën e të akuzuarve sepse vullneti dhe guximi i kombit nuk gjykohet.

Postimi i plotë nga Abazi:

UÇK janë luftëtarët, dëshmorët dhe veteranët që luftuan me nderë dhe nderuan emrin Shqiptar dhe flamurin shqiptar me Besë e me betim për lirinë e vendit kundër okupatorit Serb e nën udhëheqjen e komandantit Adem Jashari.

UÇK kurrë nuk mund të vendoset në bankën e të akuzuareve sepse vullneti e guximi i kombit tonë për liri nuk mund të gjykohet e as të akuzohet. Lufta për liri është e drejtë e jona ashtu siç edhe e drejta për të qenë bashkë.

Vrasjet e patrioteve shqiptar dhe krimet kundër shqiptarëve duhet të zbardhën ato nuk falen

Të ngjashme