Futbolli vazhdon të japë episode të çuditshme.
Ndonëse shpesh shohim gola të radhë dhe situata të çuditshme këtë herë ka ndodhur diçka e paprecedent.
Pak çaste para fillimit të ndeshjes ndërmjet Olimpias dhe Cerro Porteno, e vlefshme për Superkupën e Paraguajit. Jean, portieri i Cerros, u përjashtua në momentin kur skuadrat po vebdoseshin në fushë për nisjen e takimit.
Arsyeja? Teksa u vendos në zonën e portës, “gardiani” i lindur në vitin 1995 iu përgjigj fyerjeve të ultrasve vendës, të vendosur në tribunë pas porte, me një veprim të të turpshëm.Gjithçka u dallua në kamerën e vendosur aty ku kryqëzohen shtyllat. Zyrtarët e ndeshjes në dhomën e VAR-it i rishikuan me kujdes pamjet dhe nuk hezituan të sinjalizonin kryesorin për t’i nxjerrë futbollistit kartonin e kuq.
Meqenëse ndeshja nuk kishte filluar, menaxheri i Cerro Porteno, Francisco Arce, mundi të aktivizonte portierin rezervë, Munoz.