Policia e Kosovës raporton se ka iniciuar një rast me elemente të veprës penale ’’shantazh’’, ku sipas ankueses viktimës së rastit përmes rrjetit social (Facebook) kishte pranuar mesazhe nga një person i panjohur i cili e kishte shantazhuar viktimën.
Hetuesit policorë në kuadër të hetimeve rajonale nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, pas një hetimi të mirëfilltë mbi dyshime të arsyeshme me datën 22 tetor 2018, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin:
• V. Z. 25 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës
Ndërsa si prova materiale i është sekuestruar telefoni i cili është përdorur në veprën penale.
“Arrestimi i të dyshuarit është realizuar mbi bazën e provave materiale të siguruara, ku i dyshuari me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm përmes rrjetit social ka shantazhuar viktimën e rastit,” thuhet në njoftimin e policisë.
Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda do të procedohet në Prokurori.