Jose Mourinho që prej ardhjes në stol te Manchester United ka shpenzuar miliona euro, por skuadra ende nuk ka përmbush pritshmëritë e zyrtarëve dhe tifozëve të Djajve të Kuq.
Prandaj, portugezi ka hartuar një plan për të sjellë më shumë futbollistë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Në krye të top-listës së lojtarëve që po kërkon ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit duket se është Romelu Lukaku, transmeton Telegrafi.
Këtë të fundit portugezi e kishte në dispozicion sa ishte trajner i Chelseat, ku më pas e shiti për 28 milionë funte në Everton
Tani, Mou është i gatshëm ta blejë për një shumë prej 40 milionë funte për të qenë partner i Zlatan Ibrahimovicit në vijën e sulmit të Unitedit.